Mitrovica Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mitrovica Forum

Forumi I mitrovicasve
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Jakov Xoxe-Lumi I Vdekur-II

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Bujarmehmeti
Admin
Bujarmehmeti


Numri i postimeve : 325
Age : 32
Location : Mitrovica
Registration date : 26/06/2008

Jakov Xoxe-Lumi I Vdekur-II Empty
MesazhTitulli: Jakov Xoxe-Lumi I Vdekur-II   Jakov Xoxe-Lumi I Vdekur-II Icon_minitimeWed Aug 06, 2008 1:16 pm


Vita, si tė gjitha vajzat e bujqve myzeqarė, ishte rritur nė mes tė pocaqisė dhe varfėrisė. Po jeta ka rrugėn e vet, qė e ka filluar kush e di se ku e kush e di se si, saqė njeriu ngre supet pėrpara ēudive tė saj. Grizarakja ishte zhvilluar aq mirė, sa qė tė kujtonte atė lekoin e bukur tė kėnetės, qė ēel si pėr mrekulli tė botės mbi ujėt e pocaqisur tė moēalit.
Shtatin e kishte pak si mė tė vėrvitur pėr moshėn e saj dhe pėr kockėn pakėz tė shkurtėr tė femrės myzeqare. Kėmbėt e gjata, (ja, tani, atje, nė buzė tė qerres, kėrcinjtė e saj tė varur jashtė sa nuk mirrnin dhč), i dukeshin akoma mė gjatė nėn fustanin e vjetėr, shkurtuar shumė, se shumė ishte rritur brėnda kėtij viti tė fundit. Thimkat e gjinjėve tė vegjėl, si ai bisku i fasules qė ngre kokėn e fryn tokėn e ardhur nga vakėsia e pranverės, ia kishin hedhur kraharorin pėrpjetė. Vetėm kurrizi i mirrte pak pėrpara, sikur t'i ishte thyer nga barra e punėve tė shtėpisė. Po jo, nė kėtė moshė, s'ka ēi bėn puna shtait tė njė vajze si Vita. Shpatullat e mbledhura varfėrisht e sipėr tė futur e tė fshehur nėn vehte krahėrorin e pėrhedhur, do tė kenė ndonjė shkak tjetėr.
Vita ishte vajza mė e madhe e shtėpisė sė Shpiragajve. Si vajza mė e rritur nė mes atyre djemve nė moshė, ajo ndjente njė lloj drojtje, turpi, pėr ato shenjat e femrės qė me ditė po i piqeshin e me orė po i shquheshin. Andaj nisi, njė nga njė, t'ia fshehė botės: nė fillim, nėn qepallat e gjata, si halė gruri, mbuloi sytė levarashė, pastaj zgjati fustanin nja dy gisht, pėr tė fshehur kufķjtė e kofshėve dhe mė vonė, kur pa se s'po ia dilte me tė ndrydhur e me tė shtypur tė gjoksit qė po shpėrthente pa e pyetur atė, pėrktheu kurrizin pėrpara dhe mundi, njė farė kohe, t'i bėjė ballė sulmit tė moshės sė bukur, po tė paturpshme. Po a e dini? ... Vita sikur t'i kishte bėrė tė gjitha kėto pėr tė hequr mė tepėr sytė e botės: Qerpikėt e ulur pėrgjysmė mbi gropėzat e syve, qė lėshuan mbi mollėzat e faqeve njė hije tė lehtė, thelluan akoma mė tepėr gjallėrinė e bebzave tė saj tė zjarrtė, pothua ashtu si thellon e nxinė nata grykėn e pusit; teksa kurrizi, pėrkulur pakėz pėrpara e pajtuar aq mirė me sytė e ulur pėrgjysmė, i mėsoi njė tė ecur tė drojtur, qė mori, me kohė, hijen e nazes.
Gjithė djelmuria e Grizės shkallonte pas asaj ēupe. Duke fshehur bukuritė qė natyra ia kishte falur me tė dy duart ajo shtonte akoma mė shumė, pa e ditur, nepsin e ēapkėnėve dhe remashėve tė fshatit. Por gjer ahere asnjė s'ia kishte ngritur dot sytė dhe shtatin: siē duket, qerpikėt e Vitės kishin qėlluar shumė tė rėndė.
Ēuditej e linte mėndjen vajza me ato ēupat e qytetit: Si bajamet e pranverės edhe ato... qė s'presin sa tė ēelin lulet e para, pėr tė ndjellur nė gjirin e tyre bletėt qė do t'i trazojnė dhe gudulitin!...
Kurse ajo?... Ajo turpėrohej edhe nga njerėzit e shtėpisė, edhe nga vehtja e saj.
Po gjer kur do ta fshihte e ndrydhte kraharorin?...
Ja pse buza e poshtme, shpėrveshur posi fiera e njomė e trėndafilit nė pisk tė vapės, po i mirrej atė kohė; ja pse po i mbusheshin me lot atė orė. Shiu i dendur qė po fshinte qiellin, fushėn, rrugėn, thua se donte ta shuante nga bebėzat e vajzės gjithēka qė kishte gėzuar e jetuar gjer atė ditė, (njėlloj si shuhen nga dėrrasa e zezė, me njė tė fshirė, shkronjat e bardha) i bėhej se po ja ndrydhte akoma mė shumė gjirin, zemrėn.
Mė duket sikur po e marrim kot nėpėr gojė myzeqarkėn e vogėl. Gjer mė sot asaj s'i kishte rrahur zemra pėr asnjė nga djemtė e fshatit...
Po ah!... Kjo drita e bardhė e dashurisė sė parė ėshtė posi rrezia e yllit tė ditės: duket nė qiell e mbush botėn me dritė edhe pa dalė dielli mirė...
Karvani i qerreve qėndron pėrpara hanit tė Bishtanakės.


</TD></TR></TABLE>[/td][/tr][/table]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://mhg-crew.at.ua/
 
Jakov Xoxe-Lumi I Vdekur-II
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jakov Xoxe-Lumi i Vdekur I

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mitrovica Forum :: Letrsi-
Kėrce tek: