Mitrovica Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mitrovica Forum

Forumi I mitrovicasve
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Letėrsia e Bejtexhinjve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Bujarmehmeti
Admin
Bujarmehmeti


Numri i postimeve : 325
Age : 32
Location : Mitrovica
Registration date : 26/06/2008

Letėrsia e Bejtexhinjve Empty
MesazhTitulli: Letėrsia e Bejtexhinjve   Letėrsia e Bejtexhinjve Icon_minitimeMon Jul 21, 2008 3:25 am

Letėrsia e Bejtexhinjve

Hyrje

Nė shekullin XVIII nė Shqipėri lindi dhe u zhvillua njė rrymė letrare me tipare tepėr origjinale pėr vendin tonė, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke <<bejte>> - vjershė). Ajo u bė dukuri e rėndėsishme dhe pati pėrhapje shumė tė gjerė nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, nė Kosovė, por edhe ne qendra mė tė vogla fetare e mė pak nė fshat.
Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve tė veēanta historike, i dy palė faktorėve tė kundėrt.

Nga njėra anė ishte kėrkesa pėr tė shkruar shqipen si gjuhėn e vendit, pėr ta pėrdorur edhe nė praktikėn fetare e pėr t'u ēliruar nga ndikimet e kulturave tė huaja. Kjo ishte mė tepėr prirje e shtresave qė lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare). Nga ana tjetėr, ėshtė shtimi i trysnisė ideologjike tė pushtuesit. Nėpėrmjet fesė dhe kulturės islame synohej tė arrihej nėnshtrimi i shqiptarėve. Pushtuesi hapi kėtu edhe shkollat e veta. Shumė poetė bejtexhinj kishin mėsuar nė to.

Natyrisht, Krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisė e tė kulturės orientale, por ajo ėshtė pjesė e pandarė e kulturės sė popullit tonė. Ajo ėshtė shprehje e talentit, e shpirtit krijues tė tij, qė, nė kushte tė caktuara, fitoi edhe tipare nė pėrpothje me to.
Bejtexhinjtė e shkruan shqipen me alfabet arab dhe pėrdorėn njė gjuhė tė mbytur nga fjalėt persiane, turke e arabe.

Letėrsia e bejtexhinjve pati dy faza nė zhvillimin e saj. Faza e parė shkon gjer nga fundi i shekullit XVIII. Nė veprat e kėsaj faze mė tepėr gjeti shprehje fryma laike, kurse nė veprat e fazės sė dytė, qė nis nga ēereku i fundit i shekullit XVIII dhe kapėrcen nė shekullin e XIX, mbizotėroi tema me karakter fetar.

Nė krijimet me tema laike mjaft poetė bejtexhinj, nė frymėn e poezive orientale, i kėnduan dashurisė, bukurisė sė natyrės e tė gruas, lartėsuan virtytin, punėn, diturinė ose fshikulluan mburrjen e kotė pėr pasurinė e fisin, goditėn ambicjen, hipokrizinė etj. Tė tillė ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyēyku etj.

Njė hap i mėtejshėm u shėnua me mjaft krijime tė disa bejtexhinjve tė tjerė, si: Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari e ndonjė tjetėr. Ata pasqyruan elemente e ngjarje tė jetės bashkohore dhe shtruan njė problematikė tė mprehtė shoqėrore. Me nota realiste, ata vunė nė dukje jetėn e vėshtirė plot vuajtje tė masave tė varfra tė popullit, pasigurinė pėr tė ardhmen dhe pakėnaqėsinė e tyre nė kushtet e sundimit feudal, nė shthurrje e sipėr. Nė vjershėn "Tirana jonė si mėsoi„ Zenel Bastari, fshatar nga Bastari i Tiranės, jep njė tablo tė tillė tė gjendjes sė popullit.

Ymrin(jetėn) na e kanė shkurtue
Po na shtrydhin porsi rrush,
bytym kalbi(krejt zemra) na u coptue,
me vner shpirti u mbush.
Bukė pa bukė po rrojnė fakirat,(tė varfėrit, tė shkretėt)
Pa opinga, zbathė e zhveshė;
vetė janė mbulue me gjithė tė mirat,
si katilėt rrinė tue qeshė.

Letėrsia e bejtexhinjve nuk arriti tė ngrihet nė shkallėn e letėrsisė kombėtare. Megjithatė, bejtexhinjtė me krijimet e tyre dhanė njė ndihmesė qė duhet ēmuar. Ata shkruan shqip nė njė kohė kur shqipen e kėrcėnonte rreziku nga pėrhapja e gjuhės sė pushtuesit dhe e gjuhėve tė tjera. Ata krahas temės fetare, ishin tė parėt qė trajtuan gjerėsisht temėn laike.

Gjithashtu dia prej tyre duke qenė mė afėr jetės sė popullit, futėn nė poezi elemntė tė jetės sė kohės. Kėta trajtuan tematikėn shoqėrore me nota realiste dhe me njė sens kritik tė fortė.

Sė fundi, me krijimet e bejtexhinjve poezia shqiptare bėnte njė hap pėrpara nga ana artistike. Nė to shpesh gjejmė mjete shprehėse e figurative shumė tė goditura, vlera tė vėrteta artistike. Poetėt bejtexhinj morėn edhe nga mjetet e traditės poetike tė vendit; p.sh. vargun tetėrrokėsh; qė e bėnė vargun bazė dhe qė e pėrdorėn tė gjithė. Veprat e bejtexhinjve mbetėn nė dorėshkrim. Ato u pėrhapėn pėrmes kopjimit me dorė ose me anė tė traditės gojore.

Numri i autorėve tė letėrsisė shqiptare me alfabet arab ėshtė shumė i madh. Ata krijuan nė qytete mjaft tė zhvilluara pėr kohėn, si nė Berat, Elbasan, Shkodėr, Gjakovė, Prishtinė por edhe nė vende mė tė vogla; si nė Kolonjė, Frashėr, Konispol e gjetkė.

Ndėr bejtexhinjtė, mė kryesorė po pėrmendim Nezim Frakullėn, Sulejman Naibin, Dalip e Shahin Frashėrin, autorė tė dy historive fetare tė vjershėruara, Hasan Zyko Kamberin, Zenel Bastarin, Tahir Gjakovėn etj. Shumė i njohur u bė edhe Murat Kyēyku (Cami), pėrkthyes i ndonjė vepre fetare nga arabishtja dhe autor i disa tregimeve tė gjata nė vargje. Nga kėto pėrmendim poemėn "Erveheja„ , me temė nga letėrsitė orientale e me natyrė moralizuese. Me kėto vepra Kyēyku i ēeli rrugėn poezisė me subjekt.

Rryma letrare e bejtexhinjve e humbi peshėn e saj nė jetėn kulturore qysh nga fillimi i shekullit tė XIX, por nė disa mjedise, si nė Kosovė, kjo traditė vijoi edhe mė tej nga autorė tė tillė si Maliq Rakoveci, Rexhep Voka etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://mhg-crew.at.ua/
Bujarmehmeti
Admin
Bujarmehmeti


Numri i postimeve : 325
Age : 32
Location : Mitrovica
Registration date : 26/06/2008

Letėrsia e Bejtexhinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Letėrsia e Bejtexhinjve   Letėrsia e Bejtexhinjve Icon_minitimeMon Jul 21, 2008 3:26 am

Frang Bardhi

--------------------------------------------------------------------------------

Autori i tretė i rėndėsishėm i letėrsisė sė vjetėr shqiptare ėshtė Frang Bardhi. Midis autorėve tė tjerė tė kėsaj periudhe, Bardhi zė njė vend tė vecantė. Duke ndjekur vazhdėn e paraardhėsve nė veprimtarinė atdhetare, nė fushėn e krijimtarisė letrare i kalon caqet e pėrkthimeve fetare. Ai kishte interesa mė tė gjera. Bardhi bėri edhe pėrkthime fetare, por ato mbeten tė pabotuara dhe
humbėn, prandaj ai ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare si leksikografi i parė shqiptar, si historian, folklorist e etnograf. Bardhi studiohet nė historine e letėrsisė sonė me dy vepra oigjinale: "Fjalori latinisht-shqip„ dhe "Apologjia e Skėnderbeut„. Kėto vepra e lidhin atė mė tepėr me humanizmin shqiptar sesa me traditėn e letėrsisė fetare tė shekujve XVI-XVII.
Edhe pėr jetėn e Bardhit dhe pėr veprimtarinė e tij kemi pak tė dhėna. Lindi nė Kallmet tė Zadrimės mė 1606. Ai sikurse edhe Budi, krenohej qė i perkiste njė familjeje pjestarėt e sė cilės nuk u rreshtuan me pushtuesit.
Studimet i kreu nė Itali, nė kolegjin e Loretos dhe pastaj nė atė tė Propaganda Fides. Me 1635 u emėrua peshkop i Sapes ( Zadrimė ). Nė veprimtarinė e tij politike Bardhi do te jetė nė rradhėt e para tė atdhetarėve qė i pėrkushtohen luftės pėr t'u cliruar nga zgjedha e huaj, zhvillimit dhe pėrparimit tė vendit dhe tė gjuhės shqipe.
Gjendja e mjeruar e popullit nėn sundimin e egėr osman, dėshira dhe pėrpjekjet pėr t'a ndihmuar atė qė tė shpėtonte nga kjo robėri, ishin shqetėsime qė e mundonin vazhdimisht Bardhin. Kjo duket edhe nė relacionet qė i dėrgonte herė pas here Papės. Ja si shprehet nė relacionin e vitit 1641 pėr rėndimet dhe poshtėrimet qė u bėheshin fshatarėve shqiptarė, sidomos tė krishterėve, nga arbitrariteti i feudalėve turq: "Dhjetė ose pesėmbėdhjetė turq bashkohen dhe kalojnė nėpėr shtėpitė e krishterėve dhe hanė e pinė sa tė kenė oreks, gjithė ditėn gjithė natėn pa paguar asgjė. Ai i shkreti nuk mund tė thotė se nuk ka bukė, verė, mish e tagji pėr kuajt e tyre, sepse ia pėrmbysin shtėpinė dhe e rrahin egėrsisht. Po nuk pati, duhėt tė lerė peng rrobat e trupit pėr tė ngopur lakmitė e tyre tė mbrapshta …"
Relacionet e tij kanė edhe mė shumė tė dhėna tė tjera pėr gjendjen shpirtėrore tė popullit, pėr zakonet, traditėn e tij etj. Ashtu si edhe Budi, madje qė nė hapat e parė tė jetės sė vet, si misionar i fesė, Bardhi hyri nė konflikt tė hapur me klerin e huaj, madje edhe me ungjin e vet, Gjergj Bardhin, tė cilin edhe do ta padise si njė nga shkaktarėt e vullnetshėm tė mbytjes sė Budit. Konflikti do tė ishte aq i ashpėr sa me njė letėr drejtuar Vatikanit vetėm 4-5 vjet pasi kishte ardhur nė Zadrimė, do tė shkruante: "Nė qoftė se do tė shpėtoj i gjallė nga telashet qė mė shkakton kryepeshkopi, qoftė ai vetė, qoftė me anėn e zotėrinjve turq, do tė vij nė Romė, pėr t'i treguar tė gjitha dhe pėr tė kėrkuar ndihmė.
Bardhi e shikonte detyrėn e peshkopit jo thjesht si tė njė misionari kishėtar, por edhe tė pregatiste tė rinj shqiptarė tė shkolluar e t'i vinte fre dėrgimit tė misionarėve tė huaj nė viset shqiptare. Ai kėrkonte klerikė tė arsimuar shqiptarė, qė t'u hiqeshin nga duart misionarėve tė huaj shkollat qė ishin hapur nė vendin tonė pėr qėllimet e tyre tė mbrapshta. Ai vetė, kishte nxitur dhe dėrguar pėr studime nė Itali, klerikė tė vendit, tė cilėt do tė merrnin dorė drejtimin e kėtyre shkollave.

Vitet e fundit tė jetės sė Bardhit nė vend qė tė ishin vite pune nė lėmin e gjuhėsisė e tė letėrsisė shqipe dhe tė lėvizjes shqiptare pėr t'u ēliruar, siē pritej prej hartuesit tė fjalorit tė parė tė shqipes, pėrmbledhėsit tė parė tė folklorit tė parė tė shqipes, prej mbledhėsit tė parė tė folklorit tonė dhe prej mbrojtėsit erudit tė shqiptarisė sė Skėnderbeut, ishin vite lufte kundėr pushtimit tė huaj, ashtu edhe kundėr synimeve tė kishės katolike tė Romės, vite qė e lodhėn shumė. Duke u gjendur nė pellgun e kundėrshtimeve dhe tė intrigave qė u thurren kundėr tij mė nė fund u dorėzua, nė mos drejpėrdrejt, tėrthorazi. Vdiq fare i ri, nė moshėn 37-vjeēare, nė njė kohė kur mund tė ndihmonte shumė pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit e tė kulturės shqiptare.

Megjithatė Bardhi mbetet njė nga figurat mė tė shquara tė kulturės shqiptare pėr kohėn kur jetoi. Ai na la trashėgim dy vepra madhore "Fjalorin latinisht-shqip„ dhe "Apologjja e Skėnderbeut„. "Fjalorin latisht-shqip„ Bardhi e shkroi qė kur ishte student dhe e botoi mė 1635 nė Romė. Autori thotė se e shkroi kėtė vepėr qė t'i ndihmonte "…gjuhės sonė qė po bdaret e po bastardhohet sa me parė tė ve …„ Bardhin e brente kėshtu shqetėsimi si ta ruante gjuhėn shqipe qė tė mos prishej e tė mos humbiste me tė kaluar tė kohės nė kushtet e pushtimit osman, dhe nga ana tjetėr t'u shėrbente edhe klerikėve katolike shqiptarė qė nuk dinin gjuhėn latine. Fjalori pėrmban rreth 2.500 fjalė shqipe. Krahas fjalėve, jepen edhe togfjalėsha qė tregojnė pėrdorimin e tyre. Nė kėtė fjalor pėr herė tė parė gjuha shqipe ballafaqohet me njė gjuhė tė pėrpunuar, siē ishte gjuha latine nė atė kohė.
Pėrkthimi nė shqip mbėshtetet kryesisht nė gjuhėn popullore, nė fondin kryesor tė gjuhės sonė, por shpeshherė Bardhi sjell nė pėrdorim edhe shume fjalė tė lashta. Me kėtė vepėr zė fill leksikologjja shqiptare, ndaj me tė drejtė Bardhi quhet edhe leksikologu i parė nė historinė e gjuhės shqipe.

Nė fund tė fjalorit, nė njė shtojcė, autori ka perfshirė edhe material gjuhėsor, si; emra mashkullore e femėrorė, emra farefisnie, emrat e qyteteve dhe tė kėshtjellave kryesore tė Shqiperisė, parafjalė, pasthirrma, disa mėnyra tė pėrshėndeturi si dhe njė dialog tė shkurtėr.
Por kjo vepėr i hapi rrugė dhe njė dege tjetėr tė dijes shqiptare, folkloristikės sonė, sepse nė tė jane pėrfshirė edhe 113 proverba, shumica origjinale dhe vetėm pak tė pėrkthyera. Edhe nė zgjedhjen e tyre autori niset nga qėllime tė qarta patriotike. Ndėr kėto proverba, interes tė veēantė kanė ato qė dėshmojnė pėr vetitė e bukura morale tė popullit tonė, veēanėrisht ato qė shprehin urrejtjen pėr pushtuesin, si : "Tek shkel turku, nuk mbin bar„ etj.

Nė fjalorin e tij ka pėrdorur alfabetin latin, pothuajse njėlloj si Buzuku e Budi, me ndonjė ndryshim tė vogėl, ēka tė bėn tė mendosh se duhet tė ketė njohur veprat e tyre.
Vepra tjetėr e njohur e Bardhit ėshtė "Apologjia e Skėnderbeut", botuar latinisht nė Venedik mė 1636. Titulli i saj i plotė ėshtė: "Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skėnderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve, u kthehet bashkėatdhetarėve dhe atdheut tė tij prej Frang Bardhit". Vepra nė tė vėrtetė ėshtė njė apologji (mbrojtje) qė i bėn autori Skėnderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe ėshtė quajtur Apologjia e Skėnderbeut. Kėtė vepėr autori e ka shkruar pėr 15 ditė, nė kulmin e zemėrimit, nė rrugė e sipėr, kur po kthehej nė Shqipėri pėr tė hedhur poshtė mendimet e pathemelta tė njė peshkopi boshnjak, qė i mohonte

Skėnderbeut prejardhjen shqiptare. Mė 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar njė libėrth ku pretendonte se Skėnderbeu nuk ishte me origjinė shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnaviēėve. kjo rrethanė i jep veprės njė frymė tė mprehtė polemike dhe njė stil energjik.

Kėtė falsifikim Bardhi e quan tė "kobshėm„ dhe ai iu vu punės pėr kėtė vepėr, se, po tė heshtte, i dukej sikur do tė tradhėtonte veten dhe atdheun. Pra , ėshtė ndjenja atdhetare ajo qė e bren pėrbrenda autorin. Por fuqia e mendjes dhe e punės sė tij bėhet mė e madhe kur kjo ndjenjė pėrkon me drejtėsinė e ēėshtjes qė mbron. Bardhi do t'i japė popullit tė vet atė qė i pėrket, duke pasur parasysh mė tepėr tė vėrtetėn se sa atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte vetes tė rrėmbente njė populli tjetėr atė ēka i pėrket atij. Dashuria e tij pėr atdheun fisnikėrohet aq sa ėshtė e lartė edhe madhėshtore ideja dhe ndjenja e sė vėrtetės "Unė e mora pėrsipėr kėtė barrė, - thotė Bardhi, - jo pėr ndonjė arsye tjetėr, veē qė tė qes para syve tė tu (lexues) tė vėrtetėn lakuriqe, tė panjollosur, sepse kjo s'ka nevojė tė lyhet e tė stoliset me fjalė tė bukura edhe tė rrema".
Dashuria pėr atdheun, pėr tė vėrtetėn, pėr popullin, pėr historinė dhe heroin e tij, pėr gjuhėn dhe traditat e larta janė idetė themelore qė pėrshkojnė fund e krye veprėn. Mendjemprehtėsia, kultura, horizonti i gjerė dhe aftėsia pėr t'i pėrdorur me mjeshtėri argumentet janė karakteristika dalluese tė veprės dhe tė vetė autorit.
Pėr tė mbrojtur shqiptarėsinė e Skėnderbeut autori niset nga argumente tė sigurta dhe tė shumta historike, pa nėnēmuar gojėdhėnat. Ai zotėron plotėsisht metodėn e shkencės historike tė kohės dhe vlerėson e krahason nė mėnyrė kritike burimet historike. Pėrveē kaq e kaq historianėve nė zė qė sjell si argumente nė mbrojte tė tezės sė vet tė drejtė, Bardhi si njė njohės dhe mbledhės i i traditės gojore popullore, pėr tė vėrtetuar shqiptarėsinė e Skėnderbeut, shfrytėzon me mjeshtėri tė rrallė gojėdhėnat dhe faktin qė emri i Skėnderbeut dhe kujtimi i tij rrojnė tė gjalla nė ndėrgjegjen e popullit.
"Vazhdimisht gjer nė ditėt e sotme, - shkruan autori, - bashkėkohėsit tanė flasin pėr tė dhe kėndojnė me zė tė lartė trimėrinė e tij nėpėr gostitė… dhe e quajnė Skėnderbeun tonė me emrin "Kuēedra e Arbrit", d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa herė qė shqiptohen kėto fjalė, kuptohet vetėm Skėnderbeu".
Ndjenja patriotike, dashuria pėr popullin dhe vendin e vet, krenaria pėr tė kaluarėn e tij tė lavdishme dhe admirimi pėr heroin qė ēuditi botėn me trimėrinė e tij pėrshkojnė gjithė veprėn. Kėto pėrcaktojnė edhe disa cilėsi tė stilit tė autori , si: patosin e ngritur, frazėn e gjatė dhe tė ngjeshur, gjuhėn e mprehte plot thumba, pėr tė hedhur poshtė fallsifikimet e kundėrshtarit etj. Kėto tipare e bėjnė veprėn jo thjesht njė polemikė historike, por njė libėr me vlera letrare. Njeri me kulturė tė gjerė dhe mendje tė mprehtė, Frang Bardhi, duke vazhduar traditėn e Barletit nė historiografinė shqiptare dhe duke hapur rrugė nė fushėn e leksikograisė e tė gjurmimeve etnografike, me veprėn e tij u bė njė figurė e shquar e kulturės shqiptare tė shekullit XVII.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://mhg-crew.at.ua/
Bujarmehmeti
Admin
Bujarmehmeti


Numri i postimeve : 325
Age : 32
Location : Mitrovica
Registration date : 26/06/2008

Letėrsia e Bejtexhinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Letėrsia e Bejtexhinjve   Letėrsia e Bejtexhinjve Icon_minitimeMon Jul 21, 2008 3:26 am

Apologjia e Skenderbeut

Vepra e dyte e njohur e Bardhit ėshtė "Apologjia e Skėnderbeut", botuar latinisht nė Venedik mė 1636. Titulli i saj i plotė ėshtė: "Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skėnderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve, u kthehet bashkėatdhetarėve dhe atdheut tė tij prej Frang Bardhit". Vepra nė tė vėrtetė ėshtė njė apologji (mbrojtje) qė i bėn autori Skėnderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe ėshtė quajtur Apologjia e Skėnderbeut. Kėtė vepėr autori e ka shkruar pėr 15 ditė, nė kulmin e zemėrimit, nė rrugė e sipėr, kur po kthehej nė Shqipėri pėr tė hedhur poshtė mendimet e pathemelta tė njė peshkopi boshnjak, qė i mohonte Skėnderbeut prejardhjen shqiptare.

Mė 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar njė libėrth ku pretendonte se Skėnderbeu nuk ishte me origjinė shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnaviēėve. kjo rrethanė i jep veprės njė frymė tė mprehtė polemike dhe njė stil energjik. Kėtė falsifikim Bardhi e quan tė "kobshėm„ dhe ai iu vu punės pėr kėtė vepėr, se, po tė heshtte, i dukej sikur do tė tradhėtonte veten dhe atdheun. Pra , ėshtė ndjenja atdhetare ajo qė e bren pėrbrenda autorin. Por fuqia e mendjes dhe e punės sė tij bėhet mė e madhe kur kjo ndjenjė pėrkon me drejtėsinė e ēėshtjes qė mbron. Bardhi do t'i japė popullit tė vet atė qė i pėrket, duke pasur parasysh mė tepėr tė vėrtetėn se sa atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte vetes tė rrėmbente njė populli tjetėr atė ēka i pėrket atij. Dashuria e tij pėr atdheun fisnikėrohet aq sa ėshtė e lartė edhe madhėshtore ideja dhe ndjenja e sė vėrtetės "Unė e mora pėrsipėr kėtė barrė, - thotė Bardhi, - jo pėr ndonjė arsye tjetėr, veē qė tė qes para syve tė tu (lexues) tė vėrtetėn lakuriqe, tė panjollosur, sepse kjo s'ka nevojė tė lyhet e tė stoliset me fjalė tė bukura edhe tė rrema".

Dashuria pėr atdheun, pėr tė vėrtetėn, pėr popullin, pėr historinė dhe heroin e tij, pėr gjuhėn dhe traditat e larta janė idetė themelore qė pėrshkojnė fund e krye veprėn. Mendjemprehtėsia, kultura, horizonti i gjerė dhe aftėsia pėr t'i pėrdorur me mjeshtėri argumentet janė karakteristika dalluese tė veprės dhe tė vetė autorit. Pėr tė mbrojtur shqiptarėsinė e Skėnderbeut autori niset nga argumente tė sigurta dhe tė shumta historike, pa nėnēmuar gojėdhėnat. Ai zotėron plotėsisht metodėn e shkencės historike tė kohės dhe vlerėson e krahason nė mėnyrė kritike burimet historike. Pėrveē kaq e kaq historianėve nė zė qė sjell si argumente nė mbrojte tė tezės sė vet tė drejtė, Bardhi si njė njohės dhe mbledhės i i traditės gojore popullore, pėr tė vėrtetuar shqiptarėsinė e Skėnderbeut, shfrytėzon me mjeshtėri tė rrallė gojėdhėnat dhe faktin qė emri i Skėnderbeut dhe kujtimi i tij rrojnė tė gjalla nė ndėrgjegjen e popullit.


"Vazhdimisht gjer nė ditėt e sotme, - shkruan autori, - bashkėkohėsit tanė flasin pėr tė dhe kėndojnė me zė tė lartė trimėrinė e tij nėpėr gostitė… dhe e quajnė Skėnderbeun tonė me emrin "Kuēedra e Arbrit", d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa herė qė shqiptohen kėto fjalė, kuptohet vetėm Skėnderbeu".

Ndjenja patriotike, dashuria pėr popullin dhe vendin e vet, krenaria pėr tė kaluarėn e tij tė lavdishme dhe admirimi pėr heroin qė ēuditi botėn me trimėrinė e tij pėrshkojnė gjithė veprėn. Kėto pėrcaktojnė edhe disa cilėsi tė stilit tė autori , si: patosin e ngritur, frazėn e gjatė dhe tė ngjeshur, gjuhėn e mprehte plot thumba, pėr tė hedhur poshtė fallsifikimet e kundėrshtarit etj. Kėto tipare e bėjnė veprėn jo thjesht njė polemikė historike, por njė libėr me vlera letrare. Njeri me kulturė tė gjerė dhe mendje tė mprehtė, Frang Bardhi, duke vazhduar traditėn e Barletit nė historiografinė shqiptare dhe duke hapur rrugė nė fushėn e leksikograisė e tė gjurmimeve etnografike, me veprėn e tij u bė njė figurė e shquar e kulturės shqiptare tė shekullit XVII.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://mhg-crew.at.ua/
Bujarmehmeti
Admin
Bujarmehmeti


Numri i postimeve : 325
Age : 32
Location : Mitrovica
Registration date : 26/06/2008

Letėrsia e Bejtexhinjve Empty
MesazhTitulli: Parathėnia e Fjalorit tė Frangut tė Bardhė ( 1606 - 1643 )   Letėrsia e Bejtexhinjve Icon_minitimeMon Jul 21, 2008 3:27 am

Parathėnia e Fjalorit tė Frangut tė Bardhė ( 1606 - 1643 )

Fragment)

Tue pasunė ditė e pėrditė, tė dashunitė e mij, mbassi hina ndė Kolexhė, kujtuem(1) me qish(2)
copė librė keshė me ndihmuem mbėnjaanė gjuhėnė tanė, qi po bdaretė e po bastardhohetė saa
maa parė tė ve(3); e maa fort me ndimuem gjithė atyne qi janė nd'urdhėnitė Tinėzot e tė shintesė
kishė katolike, e s'dijnė gjuhėnė latine, paa tė sijėt askush s'munė shėrbenjė si duhetė paa tė madh
error(4) e faj hesaapetė(5), zakonetė ė ēeremoniatė e shintesė kishėsė Romėsė; mė ndy(6) jo pak
mirė me marrė e me nkėthyesė n'gjuhėt cė lėtine mbė gjuhėt t'arbėneshė njė dicionar, qi tjetėr s'ashtė
veēėse nja librė, qi kaa ndė vetėhe saa fjalė e saa emėna janė e gjindenė ndė kėte pjesė shekulli(7)
posikuur me thanė tė nierėzet e tė shtazėvet e ujėnavet e tė malevet e tė fushavet e tė saa tjera
kafshėve(Cool, qi gjindenė ndėnė qiellt, ende mbė qiellt, posikuur tė Tinėzot, tė engjiet e tė shintėnet...
I silli librė mė pėlqei e m'u duk se kishte me u qenė pėr ndoonja ndimė, ndoonėse tė pakė e tė moritunė(9).

Prashtu, mbassi u daashė Kolexhiet cė Zonjėsė ndė Lurijt e ershė mb'Romė pr'urdhėnit tė Kuvendit Shint(10)
e tė ndriēmit nderueshimit zot upeshkėpit Sadrimėsė, tim ungjė, pr'emėnė Gjeēi i Bardhė(11), fisit sinė e ndoret
sonė, shumė i urtė e i vėjyeshim, i cilli, prej sė dashunit tė Tinėzot e sė shintit Atė Papė Urbanit VIII, ashtė tash
krijuem e baam argjupeshkėpi i Tivarit; e hina nė Kolexhė te janė shkollarėtė, oo ata qi xanė, me vonė
mbasandaj ndėr tė paafeet me ētuem shintenė e tė vėrtetėnė feenė tanė,zunafijll tue kėthyem kėtė dicionaar
mbė gjuhėt tanė, e kėtheva nsi(12) gjithė qish mujta; e mbassi e solla(13), m'u duk i pakė e i vogėlė, prashtu
hina tue kujtuem(14) e shkrova mbe gjuhėt tanė maa parė do tė falunazė(15), qi kanė zakon e banjėnė
t'Arbėneshėtė kuur, sė largu oo s'tė kėtje(16), mb'udhė mpiqenė, tue vumė pėrngjat(17) tyne ende mbė gjuhėt
tė Latinjet; ashtu ende do proverbia oo tė thana, ncė sijashit disa kanė zakon e i thonė Latinjtė e disa Taliantė;
do adverbia ende, e gjithė saa kafshė janė nė kėtė copėzė librė, i vuna fjalė pėr fjalė, e maa parė mbė disa
vuna latinisht, ani(18) pėrngjat oo pėrfundit vuna arbėnisht, e mbė tė tjera vuuna maa parė fjalėnė e rieshtnė
arbėnisht, ani pėrfundit latinisht, ashtu qi ata qi tė fėdigenė(19) e tė duenė mė xanė gjuhėnė latine maa mirė e maa
udob(20) t'u vinjė ...

... Prej Rome, dit ndė maaj 30, ndė vietėtė Krishti 1635. Shėrbėtori i zotėnijsė saaj, unė D.Frangu i Bardhė,
shkollaar ndė Kolexhė tė Shintesė Fee.

Shėnim :

"Parathėnia ..." ėshtė nxjerrė nga origjinali, qė ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare. Nė kėtė parathėnie gjejmė disa
te dhėna kryesore mbi jetėn e Bardhit.



Sqarime :

( 1) Kujtuem, sjellur ndėr mend,menduar.
( 2) Qish, ēfarė.
( 3) Saa maa parė tė ve, sa mė shumė shkon koha.
( 4) Error, it. gabim,
( 5) Hesaapetė, tq. konceptet.
( 6) Mėndy, m'u duk.
( 7) Nė kėte pjesė shekulli, nė kėtė pjesė tė botės, nė kėtė vend.
( Cool Kafshėve, sendeve.
( 9) Tė moritunė, tė pakė,tė dobėt.Lurij,(Loreto),qytet nė Itali, ku ishte njė kolegj, me emėr "Kolegji Ilirian", qė
pergadiste priftėrinj e misionarė edhe pėr Shqipėrinė. Punėn pėr fjalorin,B. e filloi duke qenė akoma nxėnės.
(10) Kuvendit Shint, Kuvendi i Propagandės sė Shenjtė, njė si organizatė e Vatikanit pėr propagandėn fetare nė vendet e
ndryshme. Mbasi kreu studimet nė Loreto, B. i vazhdoi ato nė njė seminar tė Propagandės sė Shenjtė ("Propaganda Fide").
(11) Gjeēi i Bardhė, vdiq mė 1647. Familja e Bardhajve duket se ishte njė familje priftėrinjėsh, qė lojtėn rol me rėndėsi nė
kishėn katolike tė vendit tonė, veēanėrisht qė nga pjesa e dytė e shekullit XVI e gjer nė pjesėn e parė tė shekullit XVII.
Daja i Gjeēit, Nikolla, dhe Gjeēi vetė, patėn marrė pjesė nė lėvizjet kryengritėse tė vendit kundėr Turqisė.
(12) Nsi, prej tij.
(13) E solla, s pėrktheva.
(14) Hina tue kujtuem, u vura tė mendoj.
(15) Tė falunazė, pėrdhėndetje.
(16) S'tė kėtje, sė afėrmi.
(17) Pėrgjat, pranė,pėrkrah.
(18) Ani, pastaj.
(19) Fėdigenė, lodhen,pėrpiqen.
(20) Udob, lehtė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://mhg-crew.at.ua/
Sponsored content





Letėrsia e Bejtexhinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Letėrsia e Bejtexhinjve   Letėrsia e Bejtexhinjve Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Letėrsia e Bejtexhinjve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mitrovica Forum :: Letrsi-
Kėrce tek: